Lajmi se Kisha e Shën Sofisë në Stamboll do të kthehet në xhami, ka sjellë edhe reagimin e Imzot George Frendo.
Pikërisht, Frendo shprehet se ky vendim nuk iu shërben aspak vlerave të bashkëjetesës, duke shtuar se po ashtu ka krijuar keqardhje në botë.
Deklarata e imzot George Frendo:
Tirana, më 12 korrik 2020
KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI
Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.
UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.
Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.
Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.
Imzot George Frendo
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit
Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë