Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë

E mërkurë, 15 July 2020 08:11

 

Më shumë se 13 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, më shumë se gjysma e të cilave në SHBA dhe në Amerikën Latine dhe në Karaibe, sipas të dhënave zyrtare.

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 574 278 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 13 178 180 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 7 096 000 janë konsideruar sot si të shëruar.

 

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

 

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 135 205 vdekje për 3 304 942 raste. Të paktën 1 006 326 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

 

Që prej rezultateve të realizuara në orën 19:00 GMT, 4 217 viktima dhe 172 069 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur janë Brazili me 733 viktima, SHBA-ja me 713 viktima dhe India me 533 viktima.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë si pasojë e koronavirusit në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe rasteve me 136 113 viktima për 3 394 033 raste. Të paktën 1 031 939 persona janë deklaruar të shëruar.

 

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 72 833 të vdekur për 1 884 967 raste, Britania e Madhe me 44 968 të vdekur për 291 373 raste, Meksika me 35 491 të vdekur për 304 435 raste dhe Italia me 34 984 të vdekur për 243 344 raste.

 

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 605 raste, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 674 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 203 285 të vdekur për 2 863 908 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 144 947 të vdekur për 3 502 410 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 146 735 të vdekur për 3 424 235 raste, Azia 44 687 të vdekur për 1 819 605 raste, Lindja e Mesme 21 009 të vdekur për 944 111 raste, Afrika 13 476 të vdekur për 612 088 raste dhe Oqeania 139 të vdekur për 11 828 raste.

Login to post comments