Von Cramon: Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, 'katastrofik'

Saturday, 25 June 2022 08:21

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) – Ballkani Perëndimorë.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, von Ceamon ka theksuar të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel, por atyre nuk u dhanë asgjë

“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter, citon REL.

 

Ajo ka shtuar se as Bosnjë e Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

 

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan në samitin e mbajtur në Bruksel, më 23 qershor.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u ankuan për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian njoftoi se u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bllok

Modifikuar më Saturday, 25 June 2022 19:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...