Përshëndetja e përgjakshme e Putinit për samitin e të fuqishmëve

Tuesday, 28 June 2022 09:56

 

BILD

Dielli shkëlqeu për dy ditë e gjysmë në Elmau të Bavarisë: krerët e shteteve dhe qeverive të shtatë demokracive më të mëdha (G7) u takua në temperatura 30 gradë dhe nën qiellin blu. Kjo përfundoi të hënën pasdite- madje me dy kuptime!

Një stuhi e dhunshme dhe një mesazh barbar nga zoti i luftës, Vladimir Putin e prishën këtë idil: në qytetin ukrainas të Kremenchuk, ushtarët rusë kryen një krim të ri lufte: një sulm me raketa mbi një qendër tregtare të mbushur! Lëndime të shumta, të paktën 15 persona të vdekur. Mbi 40 thuhet se janë ende të zhdukur.

“Pushtuesit hodhën raketa mbi një qendër tregtare, në të cilën po qëndronin më shumë se një mijë civilë,” tha i zemëruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në mëngjes, Zelensky kishte marrë pjesë në samit me një lidhje video.

Ai i kërkoi kancelarit Olaf Scholz dhe pjesëmarrësve të tjerë më shumë armë dhe deklaroi: “Lufta duhet të përfundojë deri në fund të vitit”.

Udhëheqësit e G7 shpresojnë gjithashtu. Scholz ra dakord me kolegët e tij nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia për më shumë ndihmë për Ukrainën (përfshirë para dhe armë) dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë (përfshirë sektorët e armatimit dhe teknologjisë).

Planifikohet po ashtu ndalimi i importit të arit nga Rusia. Kështu që më pak para do të derdhen në arkën e luftës së Putinit.

Të fuqishmit e botës e sfiduan hapur Putinin!

NATO reagoi gjithashtu. Para fillimit të samitit të NATO-s sot në Madrid, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg njoftoi se numri i forcave të reagimit të shpejtë do të dhjetëfishohet deri në 300 mijë ushtarë.

Lufta kundër Putinit kërkon më shumë aleatë. Për këtë arsye në samit ishin të ftuar edhe krerët e qeverive nga India dhe Afrika e Jugut.

Të hënën në mbrëmje vonë, udhëheqësit e G7 lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi sulmin frikacak të Putinit ndaj civilëve në Kremenchuk.

Në të thuhej: “Ne, udhëheqësit e G7, dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e urryer në një qendër tregtare në Kremenchuk. Ne jemi të bashkuar me Ukrainën dhe mbajmë zi për viktimat e pafajshme të këtij sulmi brutal”.

“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte. Presidenti rus Putin dhe ata që janë përgjegjës, do japin llogari”.

Ata do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën dhe nuk do të pushojnë ‘derisa Rusia të përfundojë luftën e saj mizore dhe të pakuptimtë kundër Ukrainës’ thuhet në deklaratën e përbashkët.

Idili i Elmaut më në fund mori fund të hënën...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...