Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore

Hënë, 03 October 2022 14:36

 

Ukraina rimori të shtunën kontrollin e një qyteti kyç brenda territorit që presidenti rus e shpalli si të aneksuar nga Moska. Për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përparimi i forcave ukrainase tregon se ato janë në gjendje t'i zmbrapsin trupat ruse.

"Ata janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse për shkak të guximit dhe aftësive të tyre, por sigurisht edhe për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po u japin”, tha zoti Stoltenberg në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC.

I pyetur mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën perëndimore të mbrojtjes, zoti Stoltenberg tha se "çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensusin e të 30 vendeve anëtare".

NATO po mbështet hetimin rreth dyshimeve për akte sabotazhi ndaj tubacioneve ruse Nord Stream që transportojnë gaz, nga Rusia në Europë.

"Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar", tha ai.

 

Shefi i NATO-s foli dhe mbi kërcënimin e Moskës për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Zoti Stoltenberg tha se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse do t’i përdorte ato./Voa

Modifikuar më Hënë, 03 October 2022 14:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...