Marrëveshja e Turqisë me Shqipërinë për dronët tërbon Greqinë teksa tensioni rritet

E Enjte, 22 December 2022 16:15

Marrëveshja e Turqisë me Shqipërinë për dronët i ka tërbuar autoritetet greke. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha se nuk i kishte pëlqyer aspak marrëveshja e bërë me Shqipërinë, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e nënshkruar javën e kaluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kompania turke e prodhimit të dronëve u vlerësuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 
 
 Shqipëria bleu tre dronë Bayraktar nga kompania turke, njësoj si ata që po përdoren gjerësisht në luftën në Ukrainë.

Duke komentuar marrëveshjen gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, Dendias paralajmëroi kundër forcave revizioniste që “duan të na kthejnë në kohë e perceptime të tjera dhe të ndikojnë mbi Ballkanin Perëndimor”.Ai shtoi: “Synimi i tyre është jo vetëm bashkëpunimi, por krijimi i zonave të influencës, të cilat as nuk përputhen me normat evropiane, e as me perspektivat e vlerat evropiane”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, administratori i kompanisë turke tha: “Nënshkruam një kontratë eksporti me Shqipërinë, një vend ku ne kemi shkelur prej shekujsh e me të cilin kemi lidhje të forta historike, kulturore e njerëzore”.

Turqia e Greqia po kryqëzojnë brirët për një numër çështjesh, përfshirë pretendime territoriale në detin Egje dhe të drejtat shfrytëzimit të burimeve të energjisë në Mesdheun lindor. Tri herë gjatë shekullit të shkuar kanë qenë në prag lufte.

Turqia e ka ashpërsuar gjuhën muajt e fundit, teksa zyrtarë të qeverisë kanë thënë se shkeljet e traktateve ndërkombëtare nga ana e Athinës e kanë vënë në diskutim sovranitetin e disa ishujve grekë.

Këtë muaj, qeveria greke sulmoi ashpër Turqinë pasi Erdogan kërcënoi të godiste Athinën me raketa balistike.

“Është e papranueshme dhe plotësisht e dënueshme që kërcënimet për sulme me raketa kundër Greqisë bëhen nga një vend aleat, një anëtar i NATO-s”, tha Dendias pas mbërritjes në Bruksel për një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Qëndrimet e tipit koreanoverior nuk mund e nuk duhet të gjejnë vend në Aleancën e Atlantikut Verior”, tha ministri grek.

Duke folur gjatë një takimi me të rinj në bashkinë e Samsunit para disa ditëve, Erdogan tha se Turqia kishte nisur të bënte raketat e saj balistike me rreze të shkurtër, të quajtur Tayfun, të cilat, tha ai, po i “frikësonin grekët”.

“(Grekët) thonë se nuk mund ta godasin Athinën”, tha Erdogan. “Sigurisht që po. Nëse ti nuk rri urtë, nëse përpiqesh të blesh gjëra nga SHBA e vende të tjera për të armatosur ishujt, një vend si Turqia duhet të bëjë diçka”.

Erdogan kërcënoi edhe me zbarkimin e trupave turke në Greqi “papritmas një natë”. Megjithëkëtë, një kërcënim me goditje rakete është tepër i pazakontë.

“Zoti Erdogan duhet ta dijë mirë se vendi ynë as nuk terrorizohet as nuk frikësohet”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Janis Ikonomou gjatë një takimi me median në Athinë. /express.co.uk/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...