Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë - Çfarë tha Papa Benedikti XVI

Hënë, 02 Janar 2023 19:48

Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benedikt XVI, përpara se të ndahej nga kjo jetë, ishin “Zot, të dua”. 

 Kryepeshkopi Georg Gaenswein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit ku Benedikti u vendos pas daljes në pension të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës.
 

Papa në pension vdiq pak orë më vonë atë mëngjes.

“Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme", tha në italisht, "Zot, të dua", tha Gaenswein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.

Nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë. Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas ai nuk mundi të shprehej më”, tha kryepeshkopi.

Më herët, Vatikani tha se Papa Françesku shkoi për të nderuar menjëherë pasi Gaensëein i telefonoi për ta informuar për vdekjen e Benediktit, pak pas orës 9:30 të mëngjesit të së shtunës.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha se Françesku qëndroi në manastirin e Benediktit për mjaft kohë përpara se të kthehej në rezidencën e tij në një hotel, i vendosur përtej Kopshteve të Vatikanit.

Modifikuar më Tuesday, 03 Janar 2023 12:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...