Borell: Ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në vendimmarrjen e BE përpara anëtarësimit

Tuesday, 14 November 2023 11:02

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell i cili e kryesoi takimin në Bruksel ndërmjet ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, tha se BE dëshiron ta integrojë Ballkanin Perëndimor edhe para anëtarësimit të tij të plotë.

Borell në një reagim në platformën X (ish-Twitter) tha se Bashkimi Evropian i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të besueshëm në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, njofton RTK. 

 

“Sonte po kryesoj takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministra nga ai rajon. Ne duam ta integrojmë rajonin në procesin tonë të vendimmarrjes edhe para anëtarësimit, duke përfshirë vendimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borell në X.

Në këtë takim vendet e Ballkanit u përfaqësuan nga shefat e diplomacive, ndërsa kujtojmë se nga gjashtë vendet e Ballkanit, tre ministra ishin shqiptarë: Donika Gërvalla e Kosovës, Igli Hasani i Shqipërisë dhe Fatmire Isaki nga Maqedonia e Veriut.

 
 

Ndryshe, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme, Borell theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit të fortë me partnerët nga Ballkani Perëndimor me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë dhe promovimit të paqes dhe stabilitetit në kontinent.

Qëllimi i takimit ishte intensifikimi i mëtejshëm i angazhimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e BP, me theks në sfidat e përbashkëta të sigurisë, të cilat përfshijnë "ndërhyrja e huaj dhe manipulimi i informacionit; kërcënimet kibernetike dhe pasojat e Rusisë pas agresion kundër Ukrainës”, deklaroi Këshilli i BE-së.

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...