Donald Trump jep intervistën e parë pas atentatit: Fjalimi në Konventën Republikane do të jetë ndryshe! Ja mesazhi që do t’i përcjell Amerikës dhe Botës

Hënë, 15 July 2024 09:36
 

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dhënë intervistën e parë pas atentatit me armë zjarri, ku ai mbeti i plagosur në veshin e tij të djathtë.

 

Në një intervistë për Washington Examiner, ai u shpreh se fjalimi i tij do të ishte mbresëlënës.

“Sikur përpjekja për vrasje të mos kishte ndodhur, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme” që synonte kryesisht politikat e Presidentit Joe Biden, tha ai.

“Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejt ndryshe” dhe do të jetë një mesazh uniteti për vendin dhe botën, tha ai.

“Është një shans për të bashkuar vendin. Mua m’u dha ai shans.”

Avioni i tij u ul në aeroportin Milwaukee dje në mbrëmje. Ai ngriti një grusht në shkallët përpara se të udhëtonte me autokolonën e tij, i brohoritur nga mbështetësit, për në një hotel.

Donald Trump tha të dielën se ishte “më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë” që vendi të qëndrojë i fortë, i vendosur dhe të mos lejojë që të triumfojë e keqja.

“Faleminderit të gjithëve që më mbajtët dje në mendimet dhe lutjet tuaja, pasi ishte vetëm Zoti që parandaloi që të ndodhte më e paimagjinueshmja”, tha ai në platformën e tij të medias sociale, Truth Social. “Ne NUK DO TË FRIKËSOHEMI, por do të qëndrojmë të vendosur në Besimin tonë dhe Sfidues përballë Ligësisë”, shkroi ai.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...