Kryeministri belg në Beograd: S’ka integrim pa pranuar Kosovën

E mërkurë, 25 Prill 2018 15:30

Çështja e Kosovës në Serbi konsiderohet si pengesa kryesore në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri belg, Charles Michel, pas vizitës në Tiranë ka shuak edhe në Beograd, ku ka kërkuar zgjidhje politike për problemet në rajon.

Për kryeministrin belg Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkan për të ardhmen e Bashkimit Europian.

“BE nuk është një projekt që bazohet në marrëveshje të thata, por në vlera serioze dhe të fuqishme të cilat janë një logjikë e paqes, stabilitetit, demokracisë dhe sigurisë”, tha Charles Michel.

Ndërkohë nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se kompromisi për Kosovën është i dhimbshëm për Serbinë, por zgjidhje të lehta nuk ka. Ai ka kritikuar platformën e Kosovës, por sipas tij, negociatat bëhen me mbështetesit e Prishtinës.

“Kjo platformë është një deklaratë që ne i kemi të gjitha dhe Serbia vetëm duhet ta pranojë. Kjo nuk është një platformë për dialog. Fuqia nuk është në anën tonë, por ne jemi të gatshëm për kompromis të dyanshëm” tha Vuçiç.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 15:33
Login to post comments