Kim Jong-un shkel vijën ushtarake, realizohet takimi me "armikun e betuar"

Premte, 27 Prill 2018 08:57

Kim Jong-un është lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut.

Ky vendim paraqet një ndryshim kolosal pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore.

Pjesa më e madhe e çështjeve të samitit janë dakorduar mes palëve, megjithëse shumë ekspertë janë skeptikë për entuziazmin e Veriut për një marrëveshje.

 Menjëherë pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi Librin e Miqve.

“Tani fillon historia e re dhe epoka e paqes”, shkroi Kim Jong-un.

Ulja e parë në tryezë me distancë të saktë jo më shumë se 2018 milimetra nga njëri-tjetri ishte pjesë e ceremonive formale, ndërsa liderët shkëmbyen fjalët e bukura të momentit, pasi samiti i vërtetë nis më vonë.

Në takimin e shkurtërm të mbajtur midis tyre, dy liderët shprehën shpresën e tyre për një diskutim të sinqertë dhe shkëmbim të ngrohtë idesh gjatë samitit.

Një pjesë e këtij të fundit padyshim që do të zhvillohet larg syve kureshtarë dhe do të shërbejë si një prelud për takimin e Kim Jong-un me Donald Trump.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 09:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...