Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në Nigeri, ku 24 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetra të tjerë janë plagosur.
CNN raporton se ngjarja ka ndodhur në insititucionin fetar të Mubit, në Nigeri.
Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie, ku besimtarët myslimanë po përgatiteshin për namazin e pasdites.
Policia tha se sulmi dyshohet të jetë realizuar nga grupi islamik Boko Haram.
Nga shpërthimi raportohet se kanë mbetur edhe shumë persona të plagosur. Qyteti i Mubit është sulmuar disa herë nga Boko Haram.
Nëntorin e kaluar, më shumë se 50 persona u vranë kur militantët islamikë shpërthyen një bombë brenda në xhami.
Boko Haram ka zhvilluar një fushatë dhune për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë që nga viti 2009.