Donald Trump duhet të fitojë një Çmim Nobël për Paqen për përpjekjet e tij për t'i dhënë fund bllokimit mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ka propozuar presidenti i Koresë së Jugut.
Moon Jae-in tha se ishte "i bindur se një epokë e re e paqes do të shpaloset në Gadishullin Korean", pas një takimi historik javën e kaluar gjatë së cilës Seuli dhe Pheniani premtuan t'i japin fund dekadave të armiqësive dhe të punojnë drejt "denuklarizimit të plotë".
Ai më parë ka thënë se presidenti amerikan "meriton një mirënjohje të madhe pasi ka bërë të mundur bisedimet midis dy koreve ", të cilat ishin të parat në mes të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për më shumë se një dekadë.
"Presidenti Trump duhet të fitojë Çmimin Nobel të Paqes. Ajo që na duhet është vetëm paqja", tha udhëheqësi i Koresë së Jugut dje në një takim të kabinetit, sipas zyrtarëve të Seul.
Përshtati në shqip 55News.al