Vitin 2017 bota shpenzoi një shumë rekord prej 1 739 miliardë dollarësh për armatime dhe ushtri. Vitin e kaluar këto shpenzime u rritën 1,1% krahasuar me vitin 2016.
Të dhënat u bënë publike nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Paqen (SIPRI) në raportin e tij të fundit.
Shtetet që rritën shpenzimet ushtarake janë SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Rusia. Shpenzimet e këtyre vendeve përfaqësojnë 60% të totalit botëror, shkruajnë ata.
Në Bashkimin Europian, më shumë ka shpenzuar Britania e Madhe, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Italia. SIPRI u krijua në vitin 1966.