Armeni/ Mosbindje civile, qytetarët bllokojnë rrugët kryesore

E mërkurë, 02 May 2018 17:21

Dhjetëra mijëra mbështetës të udhëheqësit të protestave të Armenisë, Nikol Pashinyan, i janë përgjigjur thirrjes së tij për mosbindje civile, duke bllokuar rrugët kyçe dhe ndërtesat qeveritare raportojnë agjencia e lajmeve BBC.

Ai ka udhëhequr gjatë këtyre javëve protesta anti-qeveritare që detyruan Serzh Sargsyan të japë dorëheqjen pas 10 vitesh në pushtet.

  1. Z. Pashinyan bëri thirrje për një grevë të përgjithshme pasi deputetët e partisë në pushtet refuzuan ta mbështesin atë si kryeministër të përkohshëm.

Protestat shpërthyen nëpër kryeqytetin Jerevan dhe qytete të tjera kryesore.

Makina dhe kamionë bllokuan kryqëzimet në kryeqytet, ndërsa demonstruesit ndaluan trafikun në rrugën drejt aeroportit kryesor. Turistët duhej të braktisnin automjetet dhe të mbanin bagazhet e tyre. Stacionet e metrosë në Jerevan u mbyllën si pjesë e protestës së mosbindjes.

Mësuesit dhe nxënësit e shkollave ishin midis atyre që morën pjesë në protestat në ish-shtetin sovjetik me 2.9 milionë njerëz.

Login to post comments