Vdekja e një foshnje 19-muajshe pas një përdhunimi brutal nga partneri i tezës së saj ka trondtitur opinionin publik në Kili, të cilët kanë nisur protestat për dënimin e agresorit.
Foshnja u çua në spital nga tezja dhe i dashuri i saj pasi kishte pasur gjakderdhje gjatë natës, me pretendimin se vajza kishte rënë nga shtrati 50 cm i ngritur nga toka.
Përgjatë luftës së mjekëve për t’i shpëtuar jetën foshnjës, u zbulua historia tronditëse të një përdhunimi…
dhe pse iu nënshtrua një operacioni, sërish foshnja nuk arriti të mbijetojë për shkak të gjakderdhjes së brendshme dhe dëmtimit të organeve, shkaktuar nga abuzimi i dukshëm seksual.
Pas dëshmive të personelit mjekësor, të hënën zyrtarët e Departamentit të Hetimeve (PDI) arrestuan 30-vjeçaren Andrés Espinoza Aravena, të dashurin e tezes së vajzës së vdekur, lidhur me pjesëmarrjen e tij të dyshuar në një përdhunim që çoi në vrasjen e një i mitur.
Plagët e vuajtura nga Ambar ishin aq tronditëse saqë stafi mjekësor pas trajtimit të rastit iu desh që të kërkonte ndihmë nga psikologët për të kapërcyer atë që kishin parë.
Ndërkohë, publiku ka organizuar tubime që kërkojnë drejtësi për foshnjën. Disa po kërkojnë një arrestim të tezes së Ambarit, duke pretenduar se ajo duhet të ketë qenë plotësisht në dijeni të abuzimit që fëmija kishte vuajtur.
Të tjerët e shfrynë inatin e tyre kundër Shërbimit Kombëtar për të Miturit (Sename) i cili, për tetë muaj, nuk arriti të vendoste për kujdestarinë e foshnjës, nëna e së cilës më parë kishtë vuajtur nga vartësia ndaj drogës
Për marrjen në kujdestari ishte ofruar edhe xhaxhai i vajzës, por kërkesa e tij u refuzua për shkak të orientimit të tij seksual. Ndërkohë, Ambar përkohësisht ishte nën kujdesin e tezes dhe të dashurit të saj.