Gjykata e Nju Jorkut vendosi që Irani dhe një degë e ushtrisë iraniane e quajtur “Rojtarët e Revolucionit Isalmik” janë përgjegjës për sulmin terrorist të 11 Shtatorit 2001, ku u vranë më shumë se 1 mijë amerikanë.
Gjykata u shpreh se nuk ka prova se Irani kishte lidhje të drejtpërdrejtë me terroristët që kryen atentatin në kullat binjake, por është përgjegjës për sulmin pasi atentatorët janë stërvitur në vendin mysliman.
Sipas gjykatësit njujorkez, Banka Qendrore e Iranit duhet të dëmshpërblejë me mbi 6 miliardë dollarë familjarët e viktimave.
Teherani ende nuk e ka komentuar masën e drejtësisë amerikane.
Vendimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Iranit janë në pikën më të ulët, për shkak marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, për të cilën presidenti Trump thotë se është e tmerrshme dhe më e keqja e firmosur në histori./Tvklan