Në shtetin e Iowa në Amerikë është miratuar një nga projektligjet më të ashpra përsa i përket abortit.
Sipas të cilit aborti në këtë shtet do të ndalohet që në momentin që dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit.
Republikanët kanë kaluar projektligjin, duke dërguar të njëjtin te guvernatori për të hyrë në fuqi. Ndërkohë nga ana tjetër kritikët janë shprehur, se ky projektligj e konsideron abortin të paligjshëm, përpara se shumica e grave të kuptojnë se janë shtatzënë.
Në BBC shkruhet edhe se vitin e kaluar, republikanët e Ajovas kanë ndaluar abortet pas javës së 20-të të shtatzënisë, por mesa duket ky projektligj është akoma më i ashpër.