77 persona kanë humbur jetën dhe 143 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të rërës në veri të Indisë, njoftuan autoritetet indiane.
Sipas autoriteteve indiane shtete më të prekura kanë qenë Uttar Pradesh dhe Rajasthan, “Shtetet Uttar Pradesh dhe Rajasthan kanë qenë më të prekurat me respektivisht 46 dhe 31 të vdekur të regjistruar”.
Shkaktar për pjesën më të madhe të të vdekurve ka qenë rrëzimi i pemëve apo mureve si pasojë e erërave të forta.