Një avion transportues amerikan i Gardës Nacionale është rrëzuar mbrëmë në rajonin e shtetit federal amerikan Georgia.
Nga ky rrëzim kanë humbur jetën të nëntë personat që ishin brenda në bord.
“Të gjithë nëntë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën, por identitetin e tyre do ta publikojmë pasi të lajmërojmë familjet e tyre mbi fatkeqësinë”, njoftoi zyrtari i forcave ajrore amerikane Sabelo Rivera.
Avioni u rrëzua në autostradën jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar Savannah/Hilton Head.
Në njoftimin e policisë lokale shkruhej se avioni gjatë rrëzimit nuk ka goditur në automjetet në autostradë. Bëhet fjalë për avionin e llojit C-130, ndërsa është rrëzuar gjatë stërvitjes së rregullt të fluturimit. Presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter shprehu ngushëllime familjeve të të pësuarve.