×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rusia i shpall ‘luftë’ aplikacioneve, rrezikohet të bllokohet edhe Viber

E Enjte, 03 May 2018 18:27

Ministri i Komunikimeve i Rusisë, Nikolai Nikiforov, tha se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve Viber, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve Telegram dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse.

“Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u tha Nikiforov gazetarëve, pasi u pyet nëse Viber mund të ketë të njëjtin fat si Telegrami.

 

Telegrami refuzoi të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, pasi shqetësohet për privatësinë e përdoruesve të saj, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës.

Masa për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se qeveria ruse po synon t’iu mbyllë rrugët kritikëve, në vitin kur presidenti Vladimir Putin ka nisur mandatin e ri gjashtëvjeçar.

Login to post comments