Nuk ndaloi në semafor, gjobitet rëndë 27-vjeçarja

E Enjte, 03 May 2018 21:48

Një  27-vjeçare, agjente e pasurive të paluajtshme është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dhe thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vajza me emrin Nicola Robinson ka treguar se atë ditë ishte vonë për në punë ndaj dhe ka ecur shpejt dhe nuk ka ndaluar në asnjë semafor. Policët e kanë gjobitur dhe çështja ka përfunduar në gjykatë. Por 27-vjeçarja me sinqeritetin e saj ka thënë para trupit gjykues se ka pasur arsye të fortë për këtë veprim; ‘’Isha vonë për në punë dhe ndaj eca shpejt. Ju nuk e dini se çdo të thotë të humbasësh punën dhe të mos kesh lekë të paguash qeranë. Nuk doja të rrezikoja punën time, pasi dhe prindërit varen nga puna ime,’’ tha ajo.

Por pavarësisht këtyre arsyetimeve Nicola sigurisht që pranoi se kishte bërë gabim ndaj dhe kërkoi falje para gjykatës. “Unë kurrë nuk do ta bëj përsëri, gjithë jetën time kam qenë një qytetare e rregullt dhe nuk e di se çfarë tjetër do të bëja”.

Ajo gjithashtu tha se kishte instaluar një “kufizues shpejtësie” në BMW e saj për të mos thyer sërish rregullat e shpejtësisë. Por edhe gjykata u tregua tolerante me të ndërsa tha se vajza duket e penduar dhe se gjatë periudhës 10 vjeçare të drejtimit të makinës nuk ka pasur shkelje të tjera. Zonjusha Robinson u gjobit me £ 400. Magjistrati Wallen Matthie i tha asaj: ‘Duhet të jeni e kujdesshëm kur udhëtoni, dhe sigurisht duke mos ecur me 70 km në orë në një zonë ku lejohet 40 km.h. Ne nuk do t’ju skualifikojmë këtë herë, por kujdes në vazhdim,’’

Login to post comments