Irani refuzon të rinegociojë marrëveshjen bërthamore

Premte, 04 May 2018 08:45

Ministri i jashtëm i Iranit tha të enjten se Irani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Deklarata vjen disa ditë para afatit që ka caktuar Presidenti Donald Trump për të vendosur nëse SHBA do të vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

"Ne as nuk do të transferojmë sigurinë tonë, as nuk do të negociojmë apo lidhim një marrëveshje, që e kemi zbatuar tashmë në mirëbesim", tha ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif nëpërmjet një deklarate që u publikua në YouTube.
Zoti Trump ka thënë se do të largohet nga pakti nëse nuk bëhen ndryshime, përfshirë këtu edhe një propozim për të kufizuar programin e raketave balistike të Iranit, që sipas Teheranit mbahet për qëllime mbrojtëse.
Ndërkohë, një këshilltar i politikës së jashtme të udhëheqësit suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi të enjten se Irani do të tërhiqej nga marrëveshja nëse zoti Trump do të vazhdonte me kërcënimin e tij për t'u tërhequr prej saj.
Një deklarate e publikuar në faqen e internetit të televizionit shtetëror të Iranit citohente Ali Akbar Velayati të kishte thënë se "nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga marrëveshja bërthamore, atëherë ne, nuk do jemi më pjesë e saj".
Ai paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të rinegociuar në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, duke thënë, "Irani pranon marrëveshjen bërthamore siç është arritur dhe nuk do të pranojë shtimin ose heqjen e asgjëje".
Administrata Trump nuk i ka dhënë ende përgjigje këtyre komenteve.
Tre vendet evropiane që nënshkruan marrëveshjen, Britania, Franca dhe Gjermania, janë përpjekur vazhdimisht të bindin zotin Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja.
Pjesë e marrëveshjes janë edhe Kina e Rusia. Të gjitha vendet nënshkruese janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...