Ka shpërthyer një vullkan në ishujt Hawaii, pasi kishte shumë ditë që nxirrte squfur dhe tym.
Vullkani quhet “Kilaueas “ ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e menjëhershëm të 1700 banorëve.
Sipas mediave të huaja, llava e ‘përbindëshit’ ka përparuar me një shpejtësi të madhe duke shkrumbuar pyje dhe rrugë, ndërkohë që dendësia e gazrave në ajër është shumë e lartë.
Kilauea është një ndër vullkanet më aktivë në botë, ndërsa shpërthimet e tij zakonisht shoqërohen nga tërmete të forta.