Fotografi kilian, Francisco Negroni ka kaluar shumë kohë duke fotografuar shpërthime të pabesueshme vullkanike. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka kapur shumë foto mbresëlënëse që zbulojnë dritat që gjenerohen mbi krateret vullkanike, plot energji dhe fuqi.
Fenomeni i çuditshëm quhet “stuhi e ndotur” dhe ndodh kur hiri, shkëmbi dhe materialet e tjera vullkanike përplasen duke krijuar pikërisht energjinë elektrostatike që lirohet nga këto blloqe.