Rriten shpërthimet e vullkanit në Hawaii, ikin banorët

Saturday, 05 May 2018 12:20

Shpërthime të reja nga vullkani në ishullin Hawaii kanë hedhur gulshe llave deri 30 m larg tokës duke shkatërruar disa shtëpi.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se kishte tre çarje në rrugë dhe banorët duhet të evakuoheshin pasi gazi i rrezikshëm i dioksidit të squfurit ishte ngritur në nivele vdekjeprurëse dhe ekipet e emergjencës nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë askënd.

Shpërthimet e reja erdhën një ditë pas shpërthimit të vullkanit Kilauea. Një numër tërmetesh gjithnjë e më të fortë tronditën zonën pas shpërthimit; Shërbimi Gjeologjik Amerikan raportoi për një tërmet 6.9 ballë në juglindje të vullkanit.

Login to post comments