Gjatë protestave që u zhvilluan të premten e javës së gjashtë në kufirin e Gazës në Palestinë mbetën dhjetra të plagosur dhe rreth 50 të vdekur.
Palestinezët po protestojnë kundër bllokadës në Gaza, duke kërcënuar se do të kalojnë masivisht kufirin më 15 maj.
“Do protestojmë ose do vdesim,” thanë ata.
Ata gjuanin me gurë dhe digjnin goma, kurse ushtria izraelite u përgjigj me armë.
Mjekët thanë se kanë trajtuar 170 persona me plagë nga armët e zjarrit dhe gazi lotsjellës.