Një 16-vjeçare në Indi është djegur e gjallë pasi prindërit e saj u ankuan tek pleqësia e fshatit se vajza ishte përdhunuar.
14 persona janë arrestuar për lidhjen me ngjarjen në fshatin Jharkand.
Polica ka thënë se pleqësia e fshatit I ka kërkuar përdhunuesve që ti paguajnë familjes së vajzës 750 dollarë dhe të bëjnë ushtrime fizike si ndëshkim për aktin e turpshëm.
Por përdhunuesit e zemëruar kanë goditur prindërit e vajzës dhe e kanë djegur atë të gjallë.
Sipas policisë vajza është rrëmbyer nga shtëpia kur prindërit e saj ishin në një dasëm dhe më pas është përdhunuar në një pyll.
Por India është një nga shtetet me rastet më të shumta të përdhunimit, pasi në 2016 u raportuan 40.000 raste.