Libani mban zgjedhjet e para elektorale prej pothuajse një dekade.
Zgjedhjet e fundit parlamentare duhej të ishin mbajtur që në vitin 2009, për një mandat 4-vjeçar, mirëpo parlamenti e shtyu dy herë afatin e zgjedhjeve për shkak të ngjarjeve që po ndodhnin në Sirinë fqinje.
BBC shkruan se parlamenti ndryshoi sistemin e votimit, zvogëloi numrin e rretheve dhe lejoi votimin e emigrantëve për herë të parë.
Hezbollahu, një grup i armatosur që konsiderohet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, po kërkon të rrisë përfaqësimin e saj parlamentar.
Votimi do të bëhet sot për të gjitha 128 vendet e Libanit, deri në ora 19:00 (sipas orës lokale).
Rezultatet zyrtare nuk priten deri të hënën ose të martën, mirëpo analistët presin që detajet paraprake të bëhen publike që mbrëmjen e sotme.
Libani ka kohë që ka pasur një sistem politik të ndarjes së pushtetit midis grupimeve të ndryshme fetare. Numri i vendeve në parlament është i ndarë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit duhet që secili të vije vetëm prej një sfondi të caktuar fetar.
Kryeministri aktual Saad al-Hariri shkaktoi një krizë të rëndësishme politike në nëntor, kur ai u largua nga vendi për në Arabinë Saudite, ku njoftoi dorëheqjen pasi kishte frikë nga një përpjekje për vrasje.
Bashkimi Evropian ka vendosur vëzhgues të zgjedhjeve në të gjitha rrethet e votimit të Libanit.