×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbahen zgjedhjet e para që prej 2009, pjesëmarrje masive votuesish

Diel, 06 May 2018 15:13
pamje nga votimet pamje nga votimet

Që prej 2009 në Lebanon nuk ishin mbajtur zgjedhje. Por, ditën e sotme, në shtetin fqinj me Sirinë u mbajtën për herë të parë zgjedhjet parlamentare, ku u shënua një numër i madh votuesish.

Sipas mediave të huaja, hera e fundit që qytetarët kanë votuar për përfaqësuesit e tyre në Parlament ka qenë një dekadë më parë, ndërkohë që dëshira për të zgjedhur me votë të lirë ka rezultuar shumë e madhe.

128 qendrat e votimit në vend janë hapur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa janë planifikuar të mbyllen në orën 19:00 me orën lokale.

Vitet e fundit Lebanoni është përballur me ndryshime të mëdha administrative dhe legjislative, teksa kryeministri prej 10 vitesh Saad al-Hariri rikandidon përsëri për postin e kreut të shtetit.

Login to post comments