Bombë në shtëpinë e zyrtarit serb, dyshet se ka lidhje me kontrabandistët

Diel, 13 May 2018 11:32

Një sulm me bombë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e një hetuesi policor serb, në Zherovnicë të Zveqanit.

Sipas mediave vendase,  bomba molotov  është hedhur në katin e parë të banesës së Millan Ristoviq, ndërsa mësohet se zjarri nuk ka arritur të përhapet nëpër shtëpi.

Ristoviq  para disa kohësh ka ushtruar profesionin e Shefit të Operativës në Stacionin Policor të Mitrovicës, ku ka rënë pre e skandaleve në lidhje me korrupsionin e tregtarëve të mallrave nga Serbia në Kosovë, si dhe njihet për lidhjet e tij të veçanta me kontrabandistët.

Nuk janë identifikuar ende arsyet apo autorët e ngjarjes, ndërsa është bërë e ditur që ky nuk është sulmi i parë ndaj Ristoviq, pasi pak kohë më parë makina u dogj nga persona të paidentifikuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...