Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjitha vendet e Europës gjatë fundjavës që lamë pas, ndërsa në juglindje të Francës ka rënë borë.
Sipas meteorologëve, bora do të vazhdojë të bjerë në lartësitë mbidetare, reshjet e borës në këtë zonë janë publikuar në rrjetet sociale.
Ndërsa, shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur disa pjesë të Gjermanisë dhe Italisë.
Siç raportojnë mediat franceze, moti i keq pritet të zgjerohet pothuajse në të gjitha qytetet e Francës.