×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lideri i opozitës greke mbahet në pikën kufitare me Turqinë, harroi dokumentet e identifikimit

Hënë, 14 May 2018 19:25

Lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, ka mbetur i bllokuar për disa orë në një pikë kalimi kufitar me Turqinë.

Mitsotakis, kaloi kufirin midis të dy vendeve dhe u paraqit në pikën kufitare Ipsala. Por aty konstatoi i habitur se nuk kishte me vete asnjë dokument udhëtimi; as pasaportën, as letërnjoftimin.

Nga ana e tyre, autoritetet turke, nuk mund t’i lejonin hyrjen në territorin e vendit, por as kthimin në territorin grek, pasi duhej zbatuar procedura e zakonshme për gjithë ata që nuk kanë dokumente te rregullta.

Burime nga Demokracia e re, të pyetura nga mediat, kanë thënë se nuk ka ndodhur asgjë.

Mirëpo, vetë Mitsotakis ka publikuar në Instagram një fotografi me bashkëshorten ku me një ndjenjë humori shkruan:

“Dogana Kipoi (Ipsala). Kur konstaton se ke harruar pasaportën dhe mendon se e ke gjetur fajtorin”.

Mitsotakis kishte planifikuar që të merrte pjesë në një veprimtari fetare në ishullin Gokçeada (Imvro për grekët), ku jetojnë rreth 300 qytetarë turq me origjinë greke.

Shefi i opozitës greke shtoi në Instagram se ai shpresonte që të mbërrinte në ishull në mbrëmje vonë.

123

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:29
Login to post comments