Një delegacion amerikan, duke përfshirë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë vajzën e presidentit, hapën zyrtarisht të hënën ambasadën e SHBA në Jeruzalem, duke i dhënë Izraelit një fitore të kërkuar prej kohësh, por duke krijuar përleshje të reja me palestinezët e zemëruar.
Ceremonia - e ndjekur nga Ivanka - e përmbushi detyrimin e Trump për të zhvendosur Ambasadën e SHBA nga Tel Avivi për të ofruar njohje diplomatike ndaj pretendimit të Izraelit për Jerusalemin si kryeqytetin e saj.
Pranë Jeruzalemit, të paktën dy përplasje shpërthyen midis forcave izraelite dhe protestuesve palestinezë, njoftoi Associated Press.
Në kufirin e Rripit të Gazës, përplasje vdekjeprurëse shpërthyen të hënën, dita më e përgjakshme e valës së protestave palestineze kundër bllokadës së Izraelit.
Lidhja Arabe thirri një takim për të diskutuar zhvendosjen e "paligjshme" të Ambasadës së SHBA-ve dhe Organizata Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Islamik e quajti atë një "sulm ndaj të drejtave historike, ligjore, natyrore dhe kombëtare të popullit palestinez".
Por për shumë izraelitë, veprimi zyrtar i ambasadës është një shkak për një festim të madh edhe pse ndryshimi ishte kryesisht simbolik - duke shtuar vetëm një pllakë të re të ambasadës në konsullatën ekzistuese të SHBA në Jerusalem.
Izraeli ndihet i justifikuar nga vendimi i administratës Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e saj. Shumica e vendeve nuk njohin sundimin e Izraelit mbi këtë qytet, ku një e treta e banorëve janë palestinezë. Dhe shumica e shteteve thonë se ambasadat e tyre do të mbeten në Tel Aviv derisa izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një lloj marrëveshjeje paqeje.
"Ky është një akt armiqësor kundër të drejtës ndërkombëtare dhe kundër popullit të Palestinës," tha Saeb Erekat, sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, duke folur për lëvizjen e ambasadës.
Ambasadori i SHBA në Izrael, David Friedman, filloi procedurën duke kujtuar deklaratën e shtetit të Izraelit nga kryeministri i atëhershëm, David Ben Gurion pothuajse saktësisht 70 vjet më parë.
"Shtatëdhjetë vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapin e ardhshëm të lëvizjes së ambasadës në Jerusalem," tha ai. "Përsëri, Shtetet e Bashkuara udhëheqin rrugën në marrjen e këtij hapi."
Në një mesazh video të regjistruar, Trump vuri në dukje të drejtën e Izraelit për "përcaktimin e kryeqytetit të vet" dhe u zotua për mbështetjen e SHBA-ve për përpjekjet e paqes dhe status-kuo-marrëveshjet mbi vendet e shenjta për besimet e ndryshme. Trump vuri në dukje emrin arabisht për Malin e Tempullit - Haram al-Sharif - i cili nderohet në Judaizëm, Krishtërim dhe Islam.
"Mund të ketë paqe", tha Trump në video mesazhin.
Ndërsa gjatë fjalës së saj Ivanka Trump tha se sot u vendos për herë të parë ambasada e SHBA në Jeruzalem “ sot vendosëm për herë të parë ambasadën e re të SHBA në Jeruzalem, premtim ky i bërë para shumë kohësh për popullin amerikan dhe atë izraelit.” tha ajo gjatë ceremonisë.