Ajo çfarë ndodh në Japoni të lë vërtetë pa fjalë nëse e krahason me realitetin shqiptar ku vonesa e mjeteve të transportit publik lë shumë për të dëshiruar. Vetëm 25 sekonda më herët është nisur një tren në Japoni dhe për këtë kompania ka kërkuar falje. Makinisti kishte menduar se duhej të nisej në 07:11 nga stacioni Notogawa, në Shiga dhe gabimisht është nisur më herët nga platforma. Njëri nga pasagjerët raportoi situatën pasi kishte nga ata udhëtarë që e humbën trenin. Ndërkohë për këtë situatë të krijuar nuk mungoi ndjesa nga ana e kompanisë së trenave