Një shpërthim i një cigareje elektronike ka vrarë një person në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sipas autoriteteve, 38 vjeçari Tallmadge D’Elia ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pak minuta pasi alarmi kundër zjarrit ishte ndezur dhe Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.
Kur e gjetën, D’Elia kishte një plagë të madhe në buzën e epërme dhe djegie të mëdha në disa pjesë të tjera të trupit. Vdekja e tij është cilësuar si aksidentale.
Autopsia ka treguar që shkaku i vdekjes ishte një copëz hekuri që i kishte shkaktuar plagë në kokë. Copëza kishte ardhur nga cigarja elektrike që ishte prodhim i Smok-E Mountain.
Cigaret elektrike funksionojnë me bateri të ngjashme me ato të pajisjeve të tjera elektronike. Këto lloje të cigareve janë gjithnjë e më të famshme sidomos për të rinjtë, mirëpo aksidentet me to nuk kanë munguar.