500 milionë dollarë do të dëmshpërblehen nga Universiteti i shtetit të Michigan gjimnastët që janë abuzuar nga ish mjeku i ekipit të tij, Larry Nassar. Mjeku me pretendimin e trajtimit mjekësor ka abuzuar seksualisht me 332 vjaza.
Marrëveshja e dëmshpërblimit u njoftua nga një kompani ligjore kaliforniane, që përfaqëson viktimat e Nassar.
Sipas avokatëve, 425 milionë dollarë do t’i paguhen akuzueseve dhe 75 milionë të tjera do të rezervohen për akuza të mundshme në të ardhmen kundër Nassar apo universitetit. Në deklaratën e avokatëve nuk sqarohej se si paratë do t’i shpërndaheshin çdonjërës prej akuzueseve të Nassar.
Shumë prej viktimave që i mbijetuan abuzimit seksual të Larry Nassar, nuk ishin të zemëruara thjeshtë me çka ai u kish bërë atyre, por ndjenin edhe se institucionet ia kishin lënë atij hapur mundësitë për abuzim.
Universiteti i Michigan ishte vendi ku ai kish punuar prej dekadash dhe shumë prej gjimnasteve ndjenin se ankesat e tyre ishin injoruar. Marrëveshja për kompensim është një pranim nga universiteti i faktit se ngjarjet mund të kishin marrë një tjetër rrjedhë.
Gjatë procesit të gjykimit njëri nga babai i viktimave ka sulmuar abuzuesin, Larry Nassar.