×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Paralajmërimi i Trump për Kim Jong-un: Marrëveshje, ose do të ketë fatin e Gadafit

Premte, 18 May 2018 12:43

Donald Trump ka kërcënuar drejtpërdrejt Kim Jong-un se do të ketë të njëjtin fat si Muammar Gaddafi nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut “nuk bën një marrëveshje” për programin e tij të armëve bërthamore.

Presidenti amerikan e lëshoi këtë paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë, kur u pyet nga reporterët në lidhje me sugjerimin e fundit që i është dhënë nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, se “modeli libian” duhet të jetë model për marrëveshjen me Korenë e Veriut gjatë samitit historik mes Trumpit dhe Kimit të planifikuar për më 12 qershor në Singapor.

Modeli që iu referua Boltoni ishte marrëveshja e Gaddafit në dhjetor të vitit 2003 për dorëzimin e programit embrional të armëve bërthamore, që përfshinte edhe lejimin e cetrifugave të uraniumit të transferoheshin në SHBA.

Por, Trump duket se nuk ka qenë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, dhe e interpretoi “modelin libian” për të nënkuptuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në vitin 2011 në Libi, në mbështetje të një kryengritjeje, gjë që çoi në vrasjen e Gaddafit nga ana e rebelëve në Tripoli.

“Modeli, nëse i referoheni atij me Gaddafin, ishte një ekzekutim total. Ne shkuam atje për ta thyer atë. Tani, ai model mund të përsëritet sërish nëse ne nuk bëjmë një marrëveshje, që ka shumë gjasë të ndodhë. Por, nëse ne arrijmë një pakt, mendoj se Kim Jong-un do të jetë tepër, tepër i lumtur”, tha Trump.

I pyetur nëse komentet e tij nënkuptojnë se ai nuk ka rënë dakord me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, i treti në linjë në administratën e tij, presidenti tha:

“Mendoj se, kur John Bolton e bëri atë deklaratë, ai po fliste në rast se ne do të hasnim ndonjë problem, sepse ne nuk mund ta lejojmë atë vend të ketë arsenal bërthamor. Thjesht nuk mundemi”.

Komentet nxitëse vijnë në kohën kur samiti i qershorit është vënë në dyshim. Regjimi i Penianit reagoi me ashpërsi ndaj deklaratave të Boltonit gjatë fundjavës, i cili këmbënguli se Koreja e Veriut duhet të çmontojë arsenalin bërthamorë totalisht dhe urgjentisht.

Megjithatë, në fjalët e tij të kësaj të enjteje, Trump theksoi se Kim Jong-uni do të merrte garanci të plota për sigurinë e tij, nëse do të binte dakord për çarmatosjen./theguardian.com/

Login to post comments