Të shtëna me armë në një gjimnaz në Teksas të SHBA-së, raporton CNN.
Të paktën 8 persona të vdekur janë raportuar deri më tani në sulmin me armë në gjimnazin "Santa Fe" në Teksas, ndërsa mësohet se autori ka qenë vetë nxënës i shkollës
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në zonën e njohur "Santa Fe", 40 metra larg Hjustonin me rreth 12 mijë banorë.
Sipas CNN, një dëshmitar tha se autori hyri në një klasë në gjimnazin e "Santa Fe" dhe filloi të qëllonte me një armë të llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.
Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.
Sipas mediave botërore, viktimat e identifikuara janë vetëm nxënës të një klase arti në shkollën e mesme.
Sakaq policia ka bërë të mundur ndërhyrjen në mjediset e institucionit.