Dy studentë në Kinë kanë vrarë brutalisht një qenushe dhe ka djegur të gjallë këlyshët e saj. Imazhet e rënda të këtij rasti kanë shkaktuar zemërim publik.
Sipas MailOnline, thuhet se qenushja ka kafshuar një prej studentëve prandaj ai zgjodhi ta torturojë atë, bashkë me këlyshët.
Të dy djemtë, rreth moshës 18 vjeç kanë marrë një paralajmërim verbal nga shkolla. Hetimi i grupit për të drejtat e kafshëve “Pets Adoption Centre” ka zbuluar se janë tortuar gjithsej 11 qen, së bashku me nënën.
Pamjet janë shpërndarë në rrjete sociale duke u bërë virale dhe shkaktoi zemërim aq të madh sa dhjetra banorë u mblodhën jashtë shtëpive të tyre për të marrë një shpjegim. Ende nuk është dhënë një dënim për dy djemtë nga zona Xuzhou.