Administrata e presidentit Trump do ndëshkojë organizatat që iu ofrojnë apo u flasin për abortin pacientëve të tyre, me humbje të fondeve federale.
Lëvizja e pritshme e Donald Trumpit shkon në kuadër të një premtimi elektoral dhe është mbështetur fort nga grupet antiabort.
Propozimi thotë se, klinikat që marrin para federale nga Programi i Planifikimit Familjar, që njihet si “Titulli X”, nuk do të lejohen që të çojnë klientë për abort, të diskutojnë abortin me pacientët, apo të ndajnë hapësirën e tyre me klinika që ofrojnë aborte.