×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

SHBA-ja dhe Australia votojnë kundër, OKB miraton rezolutën pro hetimit për vrasjet në Gaza

Premte, 18 May 2018 19:59

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar pro dërgimit të një ekipi hetues ndërkombëtar për krimet e luftës, në mënyrë që të hetohen vrasjet e protestuesve në Gaza nga forcat izraelite.

Nga 47 anëtarë të Këshillit, vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër rezolutës, ndërkohë që 14 të tjerë abstenuan përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Në rezolutë thuhet se një ekip ndërkombëtar duhet t’i hetojë të gjitha shkeljet dhe abuzimet e pretenduara, në kontekstin e sulmeve ushtarake në protesta civile.

Shefi i Këshillit për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein, në një deklaratë këmbënguli se shumë prej të lënduarve dhe të vrarëve ishin tërësisht të paarmatosur.

Kujtojmë se nga protestat në Gaza, janë vrarë rreth 60 persona dhe kanë mbetur të plagosur mijëra të tjerë.

Login to post comments