Pamjet e para të Meghan Markle e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë sapo kanë dalë. Fotografia është shkrepur teksa nusja e vitit ka dalë nga Cliveden House Hotel për të shkuar në Windsor Castle.
Nga makina mund të shihet se Markle, e cila do të vendosë kurorë me princin Harry, është më vello, por detajet e fustanit nuk duken ende. Ajo shoqërohet nga e mamaja e saj Doria Ragland.