Princi Xhorxh dhe motra e tij e vogël Charlotte kanë arritur në ceremoninë e dasmës së Princit Harry me Meghan Markle.
Ata të dy do të jenë shoqëruesit e nuses dhe dhëndrit, ndërkohë që kujtojmë se të njëjtin rol luajtën edhe në dasmën e motrës së dukeshës Pippe Middleton në maj të vitit të shkuar në martesën e saj.
Gazeta britanike ‘telegraph’ ka siguruar disa foto nga ceremonia ku duken dy më të vegjëlit e familjes mbretërore.
Pallati mbretëror ka deklaruar se nusja nuk do të ketë shoqërues të rritur pasi ajo e ka pasur shumë të vështirë që të zgjedh midis miqve të saj dhe në vend të kësaj ka menduar që të jetë e rrethuar nga fëmijë të vegjël.
Fëmijat janë shoqëruar nga dukesha Kate Middleton dhe motra e saj Pippa Middleton, ndërkohë ne kemi siguruar fotot nga këto momente./ 55news.al