Më në fund Princi Harry dhe Meghan Markle i kanë thënë po njëri tjetrit duke i premtuar besnikëri të përjetshme njëri tjetrit. Nusja është shoqëruar për në altarin e kishës Shën Xhorxh nga vjerri isaj, Princi Charles. Harry i kapi dorën dhe i tha se dukej fantastike, përpara se të falenderonte babain e tij. Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën. Fustani që mahniti të gjithë është dizenjuar nga Clere Keller e Givenchy.