OKB dënon sulmet në Afganistan, akt brutal që nuk ka justifikim

Saturday, 19 May 2018 17:44

Katër pajisje shpërthyese janë detonuar në stadium, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të parë një ndeshje të kriketit më 18 maj.

Dy eksplozivë janë detonuar në brendësi të stadiumit dhe dy jashtë tij, në kohën kur njerëzit po mundohen të iknin nga shpërthimet e para.

“Jam i zemëruar nga ky sulm ku janë përdorur katër bomba dhe është llogaritur mirë për të vrarë civilët që ishin mbledhur për të parë kriket”, ka thënë Tadamichi Yamamoto, kre i Misionit për Asistencë të OKB-së në Afganistan.

“Ky akt brutal nuk ka asnjë justifikim. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë tutje ai.

Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse talibanët por edhe militantët e Shtetit Islamik (IS), janë aktiv në këtë zonë.

Në shtator të vitit të kaluar, IS-i kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një ndeshje kriketi në Kabul, ku u vranë tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë

Login to post comments