Të paktën 7 persona kanë mbetur të vrarë pasi militantët e armatosur sulmuan një kishë ortodokse në Çeçeni të Rusisë.
Sulmi në kishë u pengua oficierët e policisë që qëlluan për vdekje 4 militantë.
Komiteti Hetimor i Rusisë tha se dy oficerë dhe një besmitar u vranë në kishë.
Kisha e Michael Archangel në Grozny u sulmua nga një grup personash të armatosur pasditen e së shtunës. Të armatosurit tentuan të merrnin rrëmbenin njerëz.
Militantëve të vrarë iu gjetën thika dhe armë.
Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov konfirmoi eliminimin e militantëve si rezultat i një operacioni të shpejtë të sigurisë.
Ai shtoi se "ka të dhëna të inteligjencës se militantët morën urdhrin për të kryer sulmin nga një prej vendet perëndimore ".
Mufti Ismail Berdiev, kryetar i Qendrës Koordinuese të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut, ka dënuar sulmin, sipas të cilit kishte për qëllim destabilizimin e situatës në Çeçeni.
"Është bërë me qëllim gjatë muajit të shenjtë, për të destabilizuar situatën. Është muaji i Ramazanit tani. Është koha kur jo vetëm luftërat janë të ndaluara, por edhe gjuha e urrejtjes është e jashtëligjshme,"-tha Berdiyev për TASS.