Një 17 vjeçar disa ditë më parë kreu një sulm në Texas, ku u shënuan 8 viktima, mes tyre edhe një adoleshente 16 vjeçare, e cila mendohet të jetë shkaku i atentatit.
Sipas nënës së adoleshentes së vrarë, vajza ka refuzuar ngacmimet e Dimitrios Pagourtzis prej muajsh.
Zyrtarët e rendit thanë se përveç dy armëve që mendohen të ishin të të atit të autorit të sulmit, në vendin e ngjarjes u gjetën edhe mjete të tjera shpërthyese, si bomba artizanale dhe tenxhere me presion. Nuk dihet në se i ati i autorit të sulmit ishte në dijeni që i biri ja kishte marrë armët e regjistruara sipas rregullave të shtetit.
Presidenti Donald Trump e cilësoi ngjarjen “një sulm absolutisht të tmerrshëm”, një nga shumë që kanë “që kanë prekur vendin për një kohë të gjatë”. Në një mesazh drejtuar të prekurve nga incidenti dhe familjeve të tyre ai tha se “ne jemi me ju në këto orë tragjike dhe do të jemi me ju përgjithmonë”. Ai u zotua për të hequr siç tha armët “nga duart e atyre që paraqesin kërcënim për veten dhe për të tjerët”.