×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kina dhe SHBA arrijnë marrëveshjen historike

Diel, 20 May 2018 17:03

SHBA dhe Kina kanë arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme që i jep fund luftës tregtare të nisur me dy vendeve për shkak të tarfiave të vendosura nga administrata Trump. Uashingtoni dhe Pekini ka rënë dakord që të rrisin nivelin e bashkëpunimit.

Mes Uashingtonit dhe Pekinit është regjistruar “një consensus për të marrë masa efikase për të reduktuar ndjeshëm deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara me Kinën”. Kjo u njoftua në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë duke raportuar për “konsultimet konstruktive” të mbajtura të shtunën dhe të enjten në Uashington midis delegacionit amerikan dhe delegacionit kinez. Këto bisedime u mbajtën pas shenjave për bashkëpunim të lëshuara nga Presidenti Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping.

“Për të plotësuar nevojat në rritje të konsumit të popullit kinez dhe nevojën për një zhvillim ekonomik të cilësisë së lartë – shkruan shënimi – Kina do të rrisë ndjeshëm blerjen e mallrave dhe shërbimeve amerikane. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e rritjes dhe punësimit në Shtetet e Bashkuara”. Të dy palët u pajtuan pastaj për “rritje të konsiderueshme në eksportet bujqësore dhe energjetike në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të dërgojnë një ekip në Kinë për të punuar në detaje”.

Ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit u regjistrua gjithashtu “një konsensus mbi nevojën për të krijuar kushte të favorshme për të rritur tregtinë në këto fusha”. Së fundi, përfundon shënimi i Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë theksuar rëndësinë që ata i japin “mbrojtjes së pronësisë intelektuale, duke rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin” dhe kanë vendosur të “vazhdojnë dhe të angazhohen në një nivel të lartë për këto çështje për të kërkuar për të zgjidhur çështjet e tyre ekonomike dhe tregtare në një mënyrë proaktive”. 

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 18:34
Login to post comments