×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Udhëtonte me 106 kapsula kokaine në stomak, policia kap gruan trafikante

Hënë, 21 May 2018 16:56

Plot 106 kapsula kokaine janë hequr nga stomaku i një gruaje, e cila dyshohej se po tentonte të kontrabandonte drogën shtetin indian.

Gruaja 25-vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia indiane.

Raportohet se ajo e ka kaluar javën e kaluar në një spital, duke u trajtuar si pasojë e kokainës.

Mësohet se droga kap vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.

Policia ka thënë se beson që gruaja i ka gëlltitur kapsulat në Brazil, dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.

Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës “Hindustan Times” se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.

Login to post comments